Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Republikës së Kosovës.
Kurti ka thënë se me zgjedhjen e presidentes së re, Kosova ka institucione stabile. Ai ka përmendur gjithashtu ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë, duke deklaruar se do të punohet bashkërisht për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelit.
“Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile”, ka shkruar Kurti.
Ai ka falënderuar deputetët që morën pjesë në votim, ndërsa veçanërisht ka përmendur kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, për pranimin e propozimit, duke theksuar se marrëveshja u arrit pas shumë përpjekjesh dhe kompromisesh.
Kurti në fund i ka uruar presidentes së re mandatin, si dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.


