Drejtoria e Arsimit në Kamenicë ka realizuar furnizimin dhe shpërndarjen e pajisjeve sportive për të gjitha shkollat e komunës, me një vlerë prej rreth 10 mijë euro.
Ky investim synon të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive, të rrisë përfshirjen e nxënësve në sport dhe t’u mundësojë atyre që talentin dhe energjinë e tyre ta zhvillojnë në ambiente dhe me pajisje më të përshtatshme.
Sporti nuk është vetëm garë – është shëndet, disiplinë, bashkëpunim, respekt dhe edukim. Prandaj, investimi në sportin shkollor është investim i drejtpërdrejtë në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve tanë.
Të gjitha shkollat, mundësi të barabarta për të gjithë nxënësit!
Vazhdojmë të investojmë në krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë.


