PËRLEPNICË, GJILAN – Ka nisur sot “Anamorava Economic Forum 2026”, në Vali Ranch Resort & Congress Center, ku kanë filluar të mblidhen përfaqësues të bizneseve, investitorë dhe përfaqësues institucionalë.
Forumi synon të krijojë hapësirë për diskutim dhe bashkëpunim rreth mundësive të reja për investime, zhvillimit ekonomik dhe fuqizimit të sektorit privat në Anamoravë.
Ngjarja po zhvillohet me pjesëmarrjen e Oda Ekonomike e Kosovës, ndërsa gjatë forumit pritet të diskutohen çështje me rëndësi për klimën e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.
“Anamorava Economic Forum 2026” po zhvillohet në këto momente në Përlepnicë të Gjilanit.










