Në Gjilan u mbajt Forumi Ekonomik Anamorava 2026, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me Universitetin Publik “Kadri Zeka”, me mbështetjen e Caritas Switzerland dhe Qeverisë së Principatës së Lihtenshtajnit, si dhe me sponsorizimin e Vali Ranch Resort dhe PriBank.
Forumi solli bashkë institucione, biznese, akademinë, investitorë dhe përfaqësues të diasporës, me një qëllim të përbashkët: të identifikohen mundësi konkrete për investime dhe partneritete të reja në Anamoravë.
Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, theksoi se diaspora duhet parë jo vetëm si burim i remitencave, por si investitor dhe partner biznesi, që sjell kapital, përvojë, teknologji dhe lidhje me tregjet evropiane.
Në fokus ishte edhe Platforma B2B Kosovë–Diasporë, përmes së cilës u zhvilluan takime mes bizneseve vendore dhe atyre të diasporës, duke krijuar hapësirë për bashkëpunime dhe investime konkrete.
Në forum morën pjesë edhe rektore e Universitetit “Kadri Zeka”, Fitore Malaj, ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, zëvendësministri Jeton Mehmeti, si dhe kryetarët e komunave të Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë.
Kapitali i diasporës është jashtë, potenciali i Anamoravës është këtu. Detyra jonë është t’i bashkojmë këto dy forca. – Lulzim Rafuna
Bëhuni pjesë e Platformës B2B Kosovë–Diasporë:
b2b.oek-kcc.org










