Është mbajtur mbledhja e kolegjiumit të gjyqtarëve të Gjykatës Themelore në Gjilan dhe mbikëqyrësve të degëve, në të cilën janë shqyrtuar raporti i performancës për muajin shtator, raporti për tremujorin e III-të dhe raporti nëntëmujor i vitit 2026.
Kryetari i Gjykatës, z. Venhar Salihu vlerësoi angazhimin e gjyqtarëve dhe rezultateve të arritura, ndërsa kërkoi që edhe në periudhën në vijim të vazhdohet me përkushtim dhe angazhim të shtuar në trajtimin e lëndëve, me qëllim të rritjes së mëtejshme të efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.










