Të dielën, më 11 tetor 2026, në Gjilan do të zhvillohet edicioni i radhës i Gjilani Half Marathon 2026, ku garuesit do të përshkojnë një itinerar të përcaktuar nëpër rrugët e qytetit.
Për shkak të zhvillimit të garës, qarkullimi i automjeteve në segmentet e përfshira në itinerar pritet të kufizohet ose ndërpritet përkohësisht, gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit.
Në hartën e publikuar më poshtë mund të shihni rrugët dhe itinerarin nëpër të cilin do të kalojnë garuesit.
U bëhet thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes, të respektojnë sinjalizimin dhe udhëzimet e zyrtarëve në terren, si dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh zhvillimin e garës.
Gjilani Half Marathon 2026 pritet të sjellë në qytet qindra vrapues dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme.










