Qeveria e Kosovës e ka mbajtur mbledje elektronike me vetëm një pikë të rendit të ditës të enjten.
Ekzekutivi ka kërkuar një autorizim nga presidentja Justina Shiroka-Pula, sipas një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit.
Autorizimi i kërkuar lidhet me nënshkrimin e një marrëveshje të kredisë mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime.
“Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin për Përmirësim të Pajisjeve Mjekësore dhe Infrastrukturës”, thuhet njoftim.
Para se të miratohej vendimi, shefi i qeverisë Albin Kurti i shkoi sot në takim presidentes së re, të cilën e uroi për postin dhe e falënderoi për pranimin e përgjegjësisë dhe detyrës si presidente. /Paparaci.com










