Albulena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes së një gruaje dhe një burri në Livoç të Ulët të Gjilanit, si dhe plagosjes së një personi tjetër.
Përmes një reagimi publik, Haxhiu ka shprehur tronditjen për rastin, duke u shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe duke i uruar shërim të shpejtë të plagosurit.
Ajo ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të zhvillojnë një hetim të plotë, të paanshëm dhe profesional, në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e rastit dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
Haxhiu gjithashtu ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për familjet e prekura nga kjo ngjarje, duke respektuar privatësinë dhe dinjitetin e tyre.
Reagimi i plotë i Albulena Haxhiut:
“Më tronditi lajmi për vrasjen e një gruaje dhe një burri në Livoç të Ulët të Gjilanit, si dhe plagosjen e një personi tjetër. Dy jetë të humbura dhunshëm dhe familje që sot po përballen me një dhimbje të madhe.
Familjeve të viktimave u shpreh ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa të plagosurit i uroj shërim të shpejtë dhe të plotë.
Pres nga institucionet përgjegjëse që të zhvillojnë një hetim të plotë, të paanshëm dhe profesional, në mënyrë që të zbardhen të gjitha rrethanat e këtij krimi dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
Në këto momente të rënda, familjeve të prekura duhet t’u ofrohet gjithë mbështetja e nevojshme, duke respektuar privatësinë dhe dinjitetin e tyre.”










