SC Gjilani dhe Debatik Curri ndajnë rrugët
SC Gjilani dhe trajneri Debatik Curri kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme, bëjnë të ditur burime brenda klubit për Radio Star.
Sipas këtyre burimeve, palët kanë arritur mirëkuptim për ndërprerjen e bashkëpunimit, duke gjetur gjuhë të përbashkët për të mirën e të dyja palëve.
Ndërkohë, sa i përket emrit të trajnerit të ri që do ta drejtojë skuadrën, burimet bëjnë të ditur se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.
SC Gjilani pritet të qartësojë në vazhdim çështjen e trajnerit të ri./Radio Star/










