Deputeti i Vetëvendosje (në kuadër të Guxo-s), Fatos Geci, ka tmerruar me një shkrim duke i tejkaluar edhe kualifikimet e vetë Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.Ai shkroi se Thaçi “ka vrarë” ish-veprimtarin Behajdin Allaqin dhe “244 atdhetarë të tjerë.”
Gjykata Speciale i ka dënuar në shkallë të parë për “përgjegjësi komanduese” dhe si “ndërmarrje e përbashkët kriminale,” udhëheqësit e organeve drejtuese të UÇK-së, çka Geci e merr krejt të mirëqenë.Geci e nisi shkrimin me sulm ndaj gazetarit Fidan Jupolli teksa u lëshua në kualifikime të vendimit të Gjykatës Speciale si të vërteta.
Fatos Geci ishte dënuar, së paku publikisht, nga Glauk Konjufca, i dyti i Vetëvendosjes, i cili e ngarkonte për “padituri” Fatos Gecin, që dënimi i krerëve të UÇK-së në Hagë ka implikime mbarëkombëtare dhe të luftës çlirimtare në përgjithësi.Kjo pasi Geci, në një debat parlamentar, kishte kërkuar dhe uruar “për burgim të përjetshëm” ndaj Hashim Thaçit, duke e vendosur në paralel me vrasësin e gruas së vet, Naim Murselin, çka kishte shkaktuar debat të madh në vend për përshtatshmërinë e tij në të qënit deputet i Kuvendit të Kosovës.











