Oftalmologu i njohur, Dr. Ardian Shabani, ka hapur Spitalin e Syve “Okulistika” në Gjilan, një institucion të ri shëndetësor të specializuar në oftalmologji, i vendosur në rrugën Gjilan–Bujanoc.
Spitali i Syve “Okulistika” vjen me synimin për të ofruar shërbime moderne dhe trajtim profesional për pacientët që përballen me probleme dhe patologji të ndryshme të syrit, duke sjellë teknologji bashkëkohore dhe standarde evropiane në fushën e oftalmologjisë.
Në këtë institucion ofrohet trajtimi i patologjive të ndryshme të syrit, ndërsa një nga shërbimet kryesore është edhe heqja e dioptrisë përmes teknologjisë moderne të laserit TENEO.
Hapja e këtij spitali përbën një mundësi të re për qytetarët e Gjilanit, Anamoravës dhe më gjerë, të cilët kërkojnë shërbime të specializuara për shëndetin e syve.
Për informata shtesë, konsultime dhe caktimin e termineve, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin e telefonit: 045 63 77 00.
Spitali i Syve “Okulistika” – shërbime moderne për shëndetin e syve, në rrugën Gjilan–Bujanoc.










