Gazetari Lirim Mehmetaj ka sqaruar për herë të parë rrethanat e përfshirjes në një konflikt me familjen Geci. Ka thënë se është kontaktuar nga ish-deputeti Gani Geci të dielën, i cili ka kërkuar largimin ose ndryshimin e një postimi të tij për Fatos Gecin, anëtarin e familjes Geci nga Llausha.
Mehmetaj ka thënë sot në Debat Plus se nuk ka pranuar ta largojë statusin. Ka treguar se e ka lajmëruar rastin në polici për kërcënim.
“Deputeti i VV-së e ka bo një publikim ku ia adreson Thaçit dhe të tjerëve 144 vrasje. Ai është një analfabet. Prej familjes Geci më kanë kontaktu dje, më kanë thënë me e hjek postimin, kam thënë jo – njëherë me te të mirë, pastaj kanë vazhduar me forma tjera”
Mehmetaj tha se pastaj përfaqësues të familjes Geci i kanë shkuar në zyrë ku e kanë kërcënuar për largimin e postimit për Fatos Gecin.
Rastin, Mehmetaj tha se e ka lajmëruar në polici.
“Unë mangup nuk jam. I jam drejtuar institucioneve policore ku e kam lajmëruar rastin”, tha gazetari.
Gazetari u shpreh se nuk do ta largojë postimin për deputetin Fatos Geci.










