Biznesmeni Selver Xhelili ka njoftuar përmbylljen e sezonit turistik 2026 për Hotel 6 Milje & La Luna Resort në Ksamil, duke e cilësuar këtë periudhë si një sezon të veçantë, gjatë të cilit resorti mirëpriti rreth 15 mijë turistë.
Sipas njoftimit të publikuar nga Xhelili, hoteli dhe resorti do t’i mbyllin zyrtarisht dyert për këtë sezon më 15 tetor 2026, pas muajsh të angazhimit në pritjen dhe akomodimin e mysafirëve.
Përmes një mesazhi falënderues, ai ka shprehur mirënjohjen ndaj të gjithë turistëve që zgjodhën këtë destinacion për pushimet e tyre, duke theksuar se besimi i tyre përbën një motivim për të vazhduar me përmirësimin e shërbimeve.
Xhelili ka bërë të ditur se për sezonin turistik 2027 synimi është rikthimi me përgatitje më të mëdha, shërbime të përmirësuara dhe përkushtim edhe më të lartë ndaj mysafirëve.
Përmbyllja e këtij sezoni shënon fundin e një periudhe të angazhimit turistik për Hotel 6 Milje & La Luna Resort, ndërsa përgatitjet për sezonin e ardhshëm pritet të fokusohen në ofrimin e një përvoje edhe më të mirë për vizitorët.
Mesazhi i plotë i Selver Xhelilit
“Të nderuar dhe të dashur mysafirë të Hotel 6 Milje & La Luna Resort,
Me përfundimin e sezonit turistik 2026, ju njoftojmë se nga data 15 tetor 2026, Hotel 6 Milje & La Luna Resort mbyll zyrtarisht dyert për këtë sezon.
Ky ishte një sezon i veçantë, gjatë të cilit patëm kënaqësinë dhe privilegjin të mirëpresim rreth 15.000 turistë, të cilët na besuan ditët më të bukura të pushimeve të tyre.
15.000 mysafirë, 15.000 arsye për të qenë mirënjohës dhe 15.000 falënderime nga zemra!
Faleminderit secilit prej jush që zgjodhët hotelin tonë, që na dhuruat besimin tuaj dhe që u bëtë pjesë e historisë sonë.
Ju premtojmë se në sezonin turistik 2027 do të rikthehemi edhe më të përgatitur, me shërbime të përmirësuara, përkushtim edhe më të madh dhe me synimin që çdo qëndrim i juaji të jetë një përvojë edhe më e veçantë.
Dyert tona mbyllen për këtë sezon, por mirënjohja dhe mikpritja jonë mbeten gjithmonë të hapura për ju!
Me respekt,
Selver Xhelili
Hotel 6 Milje & La Luna Resort”










