Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është deklaruar pas fitores 1-0 ndaj Ballkanit në Suharekë, duke vlerësuar paraqitjen dhe angazhimin e futbollistëve të tij.
Nuhiu theksoi se skuadra e tij e menaxhoi mirë ndeshjen dhe krijoi mundësi për të shënuar, ndërsa u shpreh i kënaqur që futbollistët u shpërblyen për angazhimin e treguar në fushë.
Ai vlerësoi rëndësinë e kësaj fitoreje, duke nënvizuar se triumfi në Suharekë, në një fushë të vështirë si ajo e Ballkanit, ka peshë të veçantë për skuadrën gjilanase.
Kreu i shtabit teknik të Dritës foli edhe për mbrojtësin Besnik Krasniqi, i cili shënoi golin vendimtar në fund të ndeshjes. Nuhiu e vlerësoi atë si një futbollist që duhet të merret shembull për angazhimin dhe përkushtimin e tij.
Drita kështu largohet nga Suhareka me tri pikë të rëndësishme, falë golit të Krasniqit në fund të takimit./Radio Star/










