Kampioni në fuqi, Drita e Gjilanit, vazhdon serinë e rezultateve pozitive, duke arkëtuar tri pikë të reja në përballjen si mysafir ndaj Llapit. Gjilanasit fituan me rezultat 1-2 në Podujevë.
Vesel Limaj dhe Liridon Balaj ishin autorët e golave për Dritën, ndërsa për skuadrën vendase realizoi Arbnor Aliu.
Me këtë fitore, Drita vazhdon të dëshmojë forcën e saj në Superligën e Kosovës, duke mbajtur gjallë ambiciet për ta mbrojtur titullin kampion.










