Pejë- Një i mitur është therur me mjet të mprehtë pasditen e së dielës në Pejë. Lidhur me rastin u arrestua i dyshuari po ashtu i mitur.
Zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Spitalit të Pejës.
“Rreth orës 15:50, jemi njoftuar nga emergjenca e spitalit se një person kishte kërkuar tretman mjekësor për shkak të plagës që dyshohet se është shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Njësitet e nevojshme policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe, sipas hetimeve fillestare, dyshohet se viktima, mashkull i mitur, është sulmuar me mjet të mprehtë nga një person tjetër, po ashtu mashkull i mitur, në rrugën “Onufri” në Pejë. I dyshuari është arrestuar. Lidhur me rastin, jemi duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me institucionet përkatëse”, konfirmoi Elezaj. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.










