Vizita e delegacionit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Izrael shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.
Përmes takimeve dhe diskutimeve me përfaqësues të institucioneve izraelite, gjatë vizitës u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe për zhvillimin e partneriteteve të reja në fushën e arsimit, inovacionit, teknologjisë dhe fusha të tjera me interes të përbashkët.










