Ka ndërruar jetë avokati Mursel Ahmeti nga fshati Kokaj i Komunës së Gjilanit, në moshën 77-vjeçare.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi mortor, në të cilin kanë shprehur pikëllimin për humbjen e më të dashurit të tyre.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën, më 20 tetor 2026, në Varrezat e Qytetit të Gjilanit, pas namazit të drekës.
Sipas njoftimit të familjes, të pamet do të mbahen në restorantin “Luli” në Gjilan, duke filluar nga e mërkura, për tri ditë radhazi.
Në fund, familjarët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e Mursel Ahmetit, duke njoftuar të afërmit, miqtë dhe dashamirët për ceremonitë mortore./Radio Star/










