Futbollisti i ri nga Gjilani, Rexhep Leka, po ndërton hap pas hapi rrugëtimin e tij në futboll, me ambicie për të arritur nivelet më të larta dhe për ta përfaqësuar një ditë Kosovën.
Sulmuesi i krahut të djathtë, pas gjashtë vitesh te KF Shkëndija, iu bashkua FC Dritës në vitin 2024, ku vazhdoi zhvillimin e tij futbollistik.
Sezoni 2024/2025 ishte i veçantë për Lekën, i cili u shpall kampion me FC Dritën dhe fitoi Këpucën e Artë. Me ekipin U-17 të Dritës, ai realizoi 16 gola në Superligën e Kosovës për këtë grupmoshë, duke dëshmuar potencialin e tij në repartin ofensiv.
Përtej sukseseve të arritura, synimi i talentit gjilanas mbetet zhvillimi i vazhdueshëm, arritja e niveleve më të larta dhe veshja e fanellës së Kosovës.
Me ambicie të qarta dhe rezultate premtuese në grupmoshat e reja, Rexhep Leka synon që potencialin e tij ta shndërrojë në një karrierë të suksesshme në futboll./Radio Star/










