Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi ka shprehur shqetësim për raportimet mbi incidente të dhunshme në disa qendra votimi, gjatë procesit zgjedhor në këtë shtet.
Shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi, Andreas von Beckerath, tha se qytetarët serbë duhet të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt.
Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, von Beckerath u bëri thirrje të gjithë akterëve që të ruajnë qetësinë, të veprojnë me përgjegjësi dhe të përmbahen nga dhuna dhe provokimet.
Ai gjithashtu u kërkoi institucioneve përgjegjëse të garantojnë sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor.
“Jemi thellësisht të shqetësuar për raportimet mbi incidente të dhunshme në disa qendra votimi”, deklaroi von Beckerath.










