Aleksandar Vuçiq e ka pranuar publikisht humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, duke deklaruar se Lista Studentore ka fituar garën zgjedhore.
“Është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje”, ka deklaruar Vuçiq, sipas portalit serb Nova.rs.
Ai ka bërë të ditur se, sipas rezultateve të nxjerra nga një mostër e shtresëzuar, Lista Studentore pritet të sigurojë shumicën parlamentare.
Kjo do të nënkuptonte se Lista Studentore mund të siguronte shumicën e nevojshme prej 126 deputetësh në Parlamentin e Serbisë, i cili ka gjithsej 250 ulëse.
Vuçiq ka dhënë edhe shifra paraprake për numrin e votave të fituara nga dy blloqet kryesore politike.
Sipas tij, lista që ai udhëheq ka marrë rreth 1 milion e 720 mijë vota, ndërsa Lista Studentore afërsisht 2 milionë e 200 mijë.










