Një vrasje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku, sipas raportimeve të mediave lokale, një burrë dyshohet se ka vrarë kunatën e tij.
Sipas këtyre raportimeve, viktima dyshohet se është goditur me një mjet të fortë, ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur brenda një shtëpie.
Arbresh.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigjeje.










