Ushtruese i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi ka përcjell nga afër pastrimin që po bëhet të Liqeni i Badovcit, në kuadër të aksionit “Ta pastojmë Kosovën”, raporton Ekonomia Online.“Informacionet i kemi, thuhet se aksioni është duke ecur jashtëzakonisht mirë dhe ka numër të jashtëzakonshëm të njerëzve që u janë përgjigjur kësaj thirrjeje dhe ka pas një organizim të mrekullueshëm të komunave të bashkësive lokale, fetare të ministrive përgjegjëseve. Ndoshta po i tejkalon parashikimet tona që i kemi pasur sepse secili sot e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje”, tha Matoshit.
“Ministri i Shëndetësisë kamë informacione se është në përfundim të punës së tij në QKUK dhe gjatë rrugës është edhe ministria e infrastrukturës me të gjitha mekanizmat e vet që është në funksion dhe këtu jemi me vullnetarët e ‘Lets Do It Kosova’ anash liqenit he më pas do vazhdohet në anën tjetër te liqenit”.“Kryeministri ka qenë në disa takime po ashtu edhe FSK është shumë aktive edhe Kryetari Ahmeti me njerëzit e tij në shumë lokacione të Prishtinës dhe deri me tani nuk kemi asnjë problem te vogël”, shtoi Matoshi.