Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, z. Arian Gashi, mbajti sot një takim të jashtëzakonshëm, në të cilin shqyrtoi kërkesën e Kryeprokurorit të Shtetit, z. Zejnulla Gashi, për fillimin e procedurës disiplinore ndaj Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, znj. Lumturije Vuçetaj, dhe Prokurores së rastit, njëherësh koordinatore për rastet e dhunës në familje, znj. Arlinda Nallbani-Gacaferri.
Pas shqyrtimit të kërkesës së autoritetit kompetent (Kryeprokurorit të Shtetit), Këshilli Prokurorial i Kosovës, vendosi të themelojë panel hetimor për trajtimin e rastit, si dhe miratoi propozimin për suspendimin e të dy subjekteve të hetimit, ndaj të cilave kërkohet zhvillimi i procedurës disiplinore.
Vendimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës, janë marrë në bazë të të gjeturave nga raporti me numër reference A.Nr. 379/2026, e të paraqitura në kërkesën për fillim të hetimit disiplinor nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, që ndërlidhet me rastin e vrasjes së A. Z.
Gjithashtu, Këshilli Prokurorial mori vendim që të caktojë për Ushtruese të Detyrës së Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Pejë, znj. Valbona Disha-Haxhosaj.
KPK mbetet i përkushtuar në ushtrimin e mandatit të tij ligjor, garantimin e llogaridhënies dhe forcimin e integritetit të sistemit prokurorial, duke siguruar që të gjitha procedurat të zhvillohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.
https://prokuroria-rks.org/artikulli/21351
#SistemiProkurorial #KeshilliProkurorialKosoves










