Sefer Isufi është emëruar Këshilltar Ushtarak i Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, e cila njëherësh ushtron detyrën e Komandantes Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Isufi përmes një njoftimi publik, ku ka konfirmuar se emërimi është bërë me vendim të Presidentes së Republikës së Kosovës.
Isufi ka shprehur mirënjohje për besimin e dhënë, duke e cilësuar këtë përgjegjësi si një nder të veçantë dhe duke u zotuar për përkushtim të plotë në ushtrimin e detyrës.
“Jam thellësisht i nderuar për besimin e dhënë për të vazhduar me përkushtim të plotë ndaj detyrës, Kushtetutës, si dhe interesave strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit”, ka deklaruar Isufi.
Emërimi i tij vjen në kuadër të strukturës këshillëdhënëse të Presidentes në fushën ushtarake dhe të sigurisë e mbrojtjes së Republikës së Kosovës.










