Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.
Sipas përgjigjes së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Berisha është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit kujdestar.
Ndërkohë, Prokurori i Shtetit është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Prokuroria ka konfirmuar se prokurori i çështjes tashmë ka paraqitur kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.










