Në moshën 71-vjeçare është ndarë nga jeta mësuesi i njohur gjilanas, Raif Rexhepi, duke lënë pas një kontribut të çmuar në fushën e edukimit.
I ndjeri për shumë vite ka shërbyer në shkollën “Abaz Ajeti”, ku ka edukuar breza të tërë nxënësish.
Përkushtimi i tij me ditar në dorë është shtrirë edhe në Bujanoc, si dhe në ish-shkollën “Vuk Karaxhiq”, tashmë “Thimi Mitko”.
Kudo që ka punuar, ai ka lënë mbresa të pashlyeshme, duke u dalluar si një njeri i urtë, i afërt, ekspeditiv dhe me integritet të lartë profesional.
Njoftimin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë familjarët përmes një njoftimi prekës.
LAJMËRIM MORTOR
Me pikëllim të thellë dhe dhimbje të madhe njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë të afërmit se më 02.11.2026 ndërroi jetë më i dashuri ynë, Raif Rexhepi. Varrimi i të ndjerit bëhet sot, me drekë.
Të gjithë ata që e njohën dhe e respektuan, janë të mirëseardhur të na bashkohen për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Pusho në paqe, babë i dashur! Do të na mungosh përherë. Kujtimi për ty do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona.
Të pikëlluar: Familja Rexhepi dhe Berisha










