Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije se në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 902 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Duke iu referuar statistikave policore, janë shkaktuar 61 aksidente trafiku, 24 me lëndime dhe 37 me dëme materiale, por pa të lënduar.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 40 persona, 24 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.










