FC Drita dhe FC Prishtina do të përballen sot në Gjilan, në kuadër të ndeshjes së mbetur të Albi Mall Superligës së Kosovës, e cila nis në orën 13:00.
Skuadra gjilanase hyn në këtë përballje me synimin e qartë për të arkëtuar pikët e plota dhe për t’iu afruar edhe më shumë kreut të tabelës.
Drita vjen në këtë takim me moral të lartë, pasi në përballjen e fundit ndaj Prishtinës, të zhvilluar në Kampin Nacional në Hajvali, kishte triumfuar bindshëm me rezultat 3:0.
Tashmë, bardhekaltrit synojnë ta përsërisin suksesin edhe para tifozëve të tyre në Gjilan, në një ndeshje që pritet të ketë rëndësi të veçantë për vazhdimësinë e kampionatit.










