Pozita: Komercialist në Teren
Kompania:RC COLA – Royal Beverage LLC Lokacioni: Gjilan, Kosovë Afati i aplikimit: Deri më datë: 15.11.2026
Royal Beverage LLC, prodhues ekskluziv i brendeve si RC Cola, Frostea, Royal Water, Uji Trepika dhe pije të tjera freskuese në tregun vendor, shpall konkurs për zgjerimin e ekipit me komercialist në terren.
Përgjegjësitë kryesore:
Vizita të rregullta te klientët ekzistues dhe potencialë (sipas listës së pikave për vizita).
Vendosja e produkteve dhe ndjekja e standardeve të ekspozimit
Marrja e porosive dhe përcjellja e stokut në terren
Raportim ditor/periodik te supervizori
Ndihmesë në organizimin e aktiviteteve promocionale
Kualifikimet e kërkuara:
Eksperiencë paraprake në shitje (preferohet në industri të pijeve)
Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi
Patentë shoferi – kategoria B (obligative)
Shkathtësi në përdorimin e telefonit dhe aplikacioneve bazike të raportimit
Vetëiniciativë dhe organizim i mirë i kohës
Çfarë ofrojmë:
Pagë konkurruese + bonuse mujore sipas performancës
Ambient dinamik pune në një kompani në rritje të vazhdueshme
Trajnime të rregullta dhe mundësi për avancim profesional
Automjet dhe pajisje pune
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në:
egzonveseli.91@gmail.com apo të kontaktojnë në numrin e telefonit: 049 529 500
Vetëm kandidatët që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Bëhu pjesë e ekipit tonë energjik dhe ndihmo në shpërndarjen e shijes amerikane – RC Cola!










