Llapi ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Dukagjinit në Klinë, duke triumfuar me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm dhe vendimtar të ndeshjes e realizoi Rilind Hetemi, i cili i siguroi Llapit tri pikë të vlefshme.
Kjo është fitorja e dytë e Llapit në këtë sezon, ndërsa skuadra nga Podujeva merr një rezultat të rëndësishëm në garën e Superligës së Kosovës.










