Në Klinikën e Onkologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka filluar aplikimi i teknikës së avancuar të radioterapisë SBRT, përmes akseleratorit linear” Elekta Versa HD”.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke e cilësuar këtë si një avancim të rëndësishëm në trajtimin e pacientëve me kancer, raporton IndeksOnline.
Sipas Vitisë, kjo teknikë mundëson trajtim më preciz të tumoreve, duke ofruar mbrojtje më të madhe të indeve të shëndosha përreth dhe duke reduktuar numrin e seancave të radioterapisë në rastet kur pacientët janë të përshtatshëm për këtë trajtim.
Advertisement
“Ky është edhe një hap konkret drejt avancimit të shërbimeve onkologjike në sistemin tonë publik shëndetësor” shkroi Vitia.
Ky është njoftimi i plotë i tij:
Advertisement
Edhe një avancim i rëndësishëm në trajtimin e pacientëve me kancer!
Në Klinikën e Onkologjisë në QKUK ka filluar aplikimi i teknikës së avancuar të radioterapisë SBRT, përmes akseleratorit linear Elekta Versa HD.
Falë investimeve tona në teknologji moderne dhe ngritjes profesionale të stafit, pacientëve po u mundësojmë trajtime më precize, me mbrojtje më të madhe të indeve të shëndosha dhe me më pak seanca në rastet e përshtatshme.
Ky është edhe një hap konkret drejt avancimit të shërbimeve onkologjike në sistemin tonë publik shëndetësor.
Në Ditën Ndërkombëtare të Fizikës Mjekësore, falënderoj fizikanët mjekësorë, onkologët radioterapeutë dhe teknikët e radioterapisë për përkushtimin dhe punën e tyre profesionale.
Vazhdojmë me investime që sjellin trajtime më moderne dhe kujdes më cilësor për pacientët tanë!










