Policët e stacionit policor në Ferizaj kanë ndëshkuar katër shoferë, të cilët janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit.
Rastet ka ndodhur në rrugën “Brahim Ademi” dhe “Remzi Hoxha” në Ferizaj, ku zyrtarët policorë kanë ndaluar katër drejtues automjetesh dhe i kanë testuar me alkooltest.
Sipas rezultateve të testimit, shoferët kanë rezultuar me këto nivele të alkoolit në gjak:
A.L. (54 vjeç) – 1.73 promilë. Është dënuar me 400 euro gjobë, 3 pikë negative dhe 9 muaj ndalim të drejtimit të automjetit.
J.M. (49 vjeç) – 1.44 promilë. Është dënuar me 300 euro gjobë, 2 pikë negative dhe 6 muaj ndalim të drejtimit të automjetit.
SH.SH. (25 vjeç) – 1.19 promilë. Është dënuar me 300 euro gjobë, 2 pikë negative dhe 6 muaj ndalim të drejtimit të automjetit.
L.A. (56 vjeç) – 0.63 promilë. Është dënuar me 200 euro gjobë, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalim të drejtimit të automjetit.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit, pasi veprime të tilla rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e tyre dhe sigurinë e qytetarëve të tjerë.










