Drita dhe Drenica kanë dhënë një paraqitje të pëlqyeshme në ballafaqimin në mes tyre, duke zhvilluar një lojë të hapur dhe me shumë raste.
Ishin të parët mysafirët që kanë shënuar në minutën 16 pas një harkimi nga e majta, në anën e kundërt është gjetur Albert Dabiqaj, i cili nga afërsia gjuajti me kokë dhe e dërgoi topin në rrjetë. Dhjetë minuta më pas, Drenica ndërtoi një aksion dhe topi është dërguar në brendi, të cilin e mundua t’a largojë Bytyqi me kokë, por dëbimi i tij ishte shumë qendror dhe topi arriti deri te Genc Hamiti, i cili gjuajti me të parën dhe qëlloi rrjetën për të barazuar rezultatin.
Në pjesën e parë pati edhe raste të tjera të mira nga të dy ekipet, por sulmuesit nuk u treguan efikas. Rasti më i mirë ishte në minutën e tretë shtesë, kur qëlloi Bytyqi, topi ra në tërthorëse e prej aty në vijë të portës, por pa e kaluar atë.
Drita pati një rast shumë të mirë për të ardhur në epërsi në minutën 65, kur pas një goditje këndi, u krujua një tollovi para portës së Drenicës, por sulumiesit nuk u treguan të saktë. Në aksionin vijues rast të mirë pati Drenica, kur Limani harkoi nga e majta, Shillova kërceu në top sa për ta hutuar portierin e Dritës Behluli, por topi për pak shkoi jashtë pingules së majtë.
Rast të shkëlqyer pati Besnik Krasniqi, i cili pasi është shërbyer nga Manaj u gjet i vetmuar para portierit Arijan Ymeri, i cili me një hedhje të mrekullueshme me këmbë ndali topin që po shkonte drejt rrjetës. Në minutën 79, Vojvoda me një sllallom në tërë fushën, kur hyri në brendi gjuajti për tokë, por topi për pak shkoi skaj pingules së majtë të Behlulit. Vojvoda ka tentuar edhe në minutën 88, por kësaj radhe gjuajtjen e tij e priti Behluli./kryelajmi.com/.










