Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave.
Gjatë takimit, dy kryetarët kanë biseduar për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe për mundësitë e realizimit të nismave dhe projekteve të përbashkëta në fusha me interes për qytetarët e të dy komunave.
Përmes një njoftimi, Pajaziti ka theksuar se Bujanocin dhe Gjilanin i lidhin shumë gjëra të përbashkëta, duke shprehur gatishmërinë për të avancuar më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet tyre.
Ai e ka falënderuar kryetarin Hyseni për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim, duke theksuar se fqinjësia e mirë ndërtohet përmes bashkëpunimit dhe punës konkrete.










