Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se nesër do të mbyllet përkohësisht për qarkullimin e automjeteve një segment i rrugës “Nënë Tereza”, në kuadër të punimeve për ndërtimin e Bulevardit të Qytetit.
Sipas njoftimit të Hysenit, rruga do të jetë e mbyllur nga ora 08:00 deri në orën 17:00.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion ftohen të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e përkohshëm rrugor, si dhe udhëzimet e ekipeve në terren.
Komuna ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në përfundimin e punimeve.










