Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ndaj 59-vjeçarit Hashim Miftari është iniciuar procedurë penale për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, nga neni 321 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokuroria ka bërë të ditur se i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa procedurat lidhur me rastin do të zhvillohen në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
“Referuar kërkesës suaj për informim, ju njoftojmë se lidhur me rastin është iniciuar procedurë penale për veprën penale ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’ nga neni 321 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa procedurat lidhur me këtë rast do të zhvillohen në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Rasti kishte ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 16:00, kur një lopë kishte hyrë në oborrin e Degës së Gjykatës Themelore në Graçanicë, ndërsa pronari i saj, 59-vjeçari Hashim Miftari, ishte ndaluar për 48 orë./Betimi për Drejtësi/










