Të martën, më 17 nëntor, në orën 10:00, do të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në gjykimin për administrim të drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Në këtë proces gjyqësor, përveç Thaçit, të akuzuar janë edhe ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Sipas aktakuzës së konfirmuar më 29 nëntor 2024, Thaçi dhe të tjerët akuzohen për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në procesin gjyqësor për krime lufte.










