Puhiza ka arritur një sukses të rëndësishëm në fushën e muzikës, duke u kualifikuar për Gala Finalen e garës prestigjioze ndërkombëtare të pianos, International Piano Balkan Competition – Vienna 2026.
Gala Finalja do të mbahet më 20 nëntor 2026, në ambientet e njohura të Mozarthaus në Vjenë të Austrisë.
Në këtë garë ndërkombëtare përfshihen emra të njohur të muzikës, përfshirë Giuseppe Devastato dhe Melisa Ibrahimi.
Kualifikimi në këtë finale përbën një arritje të veçantë dhe një mundësi të rëndësishme për të dëshmuar talentin dhe përgatitjen muzikore në një skenë ndërkombëtare.










