Sindikata e Policisë së Kosovës ka filluar bashkëpunimin me kompaninë FLOSSK, në kuadër të mbështetjes së kapaciteteve teknologjike dhe operacionale të Policisë së Kosovës.
Përmes këtij bashkëpunimi, Policisë së Kosovës, përkatësisht Njësisë së Aviacionit, i janë dhuruar pajisje të specializuara për identifikimin dhe detektimin e kërcënimeve ajrore.
Në kuadër të këtij donacioni, organizata „Qielli“ ka dhuruar pajisje të cilat janë zhvilluar, punuar dhe programuar nga kompania FLOSSK, ndërsa dorëzimi i tyre është realizuar përmes Sindikatës së Policisë së Kosovës, në mbështetje të Njësisë së Aviacionit të Policisë së Kosovës.
Ky donacion paraqet një kontribut të rëndësishëm në avancimin e kapaciteteve teknologjike të Policisë së Kosovës dhe në forcimin e mundësive për identifikimin dhe detektimin në kohë të kërcënimeve të mundshme ajrore.
Sindikata e Policisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me organizata, institucione dhe kompani të ndryshme, me synim mbështetjen e vazhdueshme të Policisë së Kosovës, avancimin e kapaciteteve profesionale dhe teknologjike, si dhe krijimin e mundësive të reja për rritjen e sigurisë dhe efikasitetit në përmbushjen e detyrave policore.










