Vali Ranch Resort po përgatitet të shënojë Festën e Flamurit, më 28 Nëntor, me një mbrëmje festive të organizuar në Restaurant Romantika, ku të pranishmit do të kenë mundësi të festojnë në një atmosferë të veçantë, me muzikë dhe gastronomi.
Për atmosferën muzikore të kësaj mbrëmjeje do të kujdesen këngëtaret Fatbarda Zemi dhe Ardiana Dili, të cilat do ta shoqërojnë festën me performancat e tyre.
Krahas muzikës, mysafirët do të kenë mundësi të shijojnë menynë e re të Restaurant Romantika, si dhe ambientin e përgatitur enkas për këtë festë.
Organizatorët kanë bërë të ditur se hyrja do të jetë falas, ndërsa për shkak të numrit të kufizuar të vendeve, rezervimi paraprak i tavolinave është i domosdoshëm.
Për rezervime, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin: +377 45 111 007.
28 Nëntori në Vali Ranch Resort vjen si një mundësi për të festuar së bashku, me krenari kombëtare, muzikë dhe atmosferë festive.










