Kapiteni Luan Ibrahimi nuk do ta ushtrojë më funksionin e shefit të Krimeve Ekonomike për rajone në kuadër të Policisë së Kosovës.
Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Sinjali, Ibrahimi është transferuar në Njësinë e Inspektimeve, duke u larguar kështu nga pozita që mbante deri më tani.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ky ndryshim tashmë është bërë pjesë e riorganizimit të strukturave brenda Policisë së Kosovës.
Për detaje të tjera lidhur me këtë lëvizje priten informacione shtesë.










