Kampioni në fuqi vazhdon të mbetet ekipi me klasifikimin më të mirë në UEFA nga ekipet e futbollit kosovar.
Pas suksesit historik të arritur në paraqitjen e parë ndërkombëtare në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, Drita renditet në pozitën e 372 në ranklistën e UEFA-s të shpallur për muajin shtator me plot 1,500 pikë, raporton Gazetasheshi.com.
Prapa Dritës qëndrojnë katër skuadra shqiptare. Bëhet fjalë për Luftëtarin, Tiranën, Teutën dhe Flamurtarin.
Plot 30 pozicione më poshtë qëndron FC Prishtina me plot 1,000 pikë, saktësisht në pozitën e 402. Por, për dallim nga gjilanasit, klubi kryeqytetas shfrytëzoi edhe pikët e edicionit të kaluar për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare, megjithatë prap mbeti pas gjilanasve.
Ndërkohë Trepça ’89 që mori pjesë në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve edicionin e shkuar renditet në pozitën e 447-të me 0,500 pikë.