U përmbyll Konferenca e II-të Mbarëkombëtare për Kancerin e Gjirit dhe Mushkërive
Dje më 20.11.2026, u përmbyllën punimet e konferencës, të organizuar nga Shoqata e Onkologëve të Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Onkologëve të Shqipërisë.
Mbrëmja e parë nisi me ceremoninë hapëse, gjatë së cilës ndamë mirënjohje për bashkëpunëtorët, kontribuuesit dhe sponsorët që mbështetën organizimin e konferencës.
Dita e dytë iu kushtua programit profesional, me ligjërata, panele dhe diskutime.
Në konferencë kontribuuan profesionistë nga Prishtina, Tirana dhe Shkupi, si dhe kolegë nga Italia dhe Turqia.
Përmes një qasjeje ndërdisiplinore, u trajtuan tema që lidhen me menaxhimin e kancerit të gjirit dhe mushkërive, si dhe kujdesin paliativ.
Në përfundim, u zotuam të vazhdojmë bashkëpunimin dhe traditën e organizimit të takimeve të tilla mbarëkombëtare.
Faleminderit të gjithë ligjëruesve, panelisteve, pjesëmarrësve, partnerëve dhe sponsorëve për kontributin dhe praninë e tyre.
Me respekt
Komiteti organizativ,
Shoqata e Onkologëve të Kosovës SHOK,
Klinika e Onkologjisë QKUK.










