Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” do të organizojë koncert festiv me rastin e shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.
Koncerti do të mbahet më 28 nëntor, në Teatrin e Qytetit në Gjilan, duke filluar nga ora 18:00.
Përmes këtij aktiviteti kulturor, Ansambli “Gjilani” synon të shënojë këtë datë të rëndësishme kombëtare, duke sjellë para publikut traditën, këngën dhe vallen shqipe.
Koncerti pritet të jetë një manifestim artistik kushtuar festës së flamurit dhe trashëgimisë sonë kombëtare./Radio Star/










