Bankëbnotat e reja 100 dhe 200 euro pritet të dalin në qarkullim më 28 maj të vitit të ardhshëm, njoftoi sot Banka Qendrore Evropiane (BQE).
Bankënotat do t’i paraqiten publikut për herë të parë në selinë qendrore të BQE-së në Frankfurt.
Bankënotat e reja janë më të vështira për t’u kopjuar në mënyrë të paligjshme. BQE-ja tashmë ka nxjerrë monedhat e përmirësuara të prerjeve 5, 10, 20 dhe 50 eurove. Bankënota prej 500 eurosh nuk prodhohet më.
Bankat dhe sektori i shitjes me pakicë pritet të përgatisin stafin për futjen e monedhave të reja. Monedhat e vjetra do të mbeten të ligjshme, por do të tërhiqen gradualisht nga qarkullimi.