Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti sot në takim shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Vaiani Gaidatzi, të cilës i uroi mirëseardhje dhe suksese në detyrën e saj.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit, si dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet dy parlamenteve.
Sipas njoftimit, vëmendje të veçantë iu kushtua rrugës evropiane të Kosovës, sidomos në prag të presidencës greke të Këshillit të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2027.
Haxhiu vlerësoi mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit dhe theksoi rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.










