Astoria Luxury Spa & Hotel organizon mbrëmje festive me rastin e 28 Nëntorit, duke sjellë për publikun një natë të veçantë me këngëtaren e njohur Eli Malaj.
Në kuadër të festimeve për Ditën e Flamurit, të shtunën, me fillim nga ora 20:00, Astoria do të mirëpresë mysafirët në një mbrëmje familjare, ku nuk do të mungojnë muzika e zgjedhur, atmosfera festive dhe argëtimi pa kufij.
Me një program të veçantë muzikor dhe atmosferë festive, të pranishmit do të kenë mundësinë të shijojnë një natë të paharrueshme në ambientet e Astoria Luxury Spa & Hotel.
Për rezervime dhe informata shtesë, mund të kontaktoni në numrin: 043 888 838.
Astoria – festojeni 28 Nëntorin në një atmosferë të veçantë, me muzikë dhe kënaqësi pa kufi!










