Hekuran Rapuca është emri të cilit i është besuar drejtimi i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Gjilanit.
Rapuca, i cili më herët ka drejtuar Drejtorinë e Shëndetësisë, tashmë do të jetë në krye të Inspekcionit, detyrë të cilën deri më tani e ka ushtruar Isa Agushi.
Radio Star merr vesh se në kuadër të këtyre ndryshimeve është bërë një riorganizim në udhëheqjen e disa dikastereve komunale. Isa Agushi pritet të marrë drejtimin e Drejtorisë së Bujqësisë.
Këto ndryshime përbëjnë një rotacion në udhëheqjen e drejtorive komunale, të vendosur nga i pari i Komunës së Gjilanit./Radio Star/










