Isa Agushi, ish-drejtor i Inspekcionit në Komunën e Gjilanit, pritet të marrë drejtimin e Drejtorisë së Bujqësisë, në kuadër të riorganizimit të fundit të dikastereve komunale.
Agushi më herët ka udhëhequr pikërisht Drejtorinë e Bujqësisë, ndërsa pas një periudhe në krye të Inspekcionit, tashmë pritet të rikthehet në drejtimin e këtij dikasteri.
Radio Star merr vesh se bëhet fjalë për një rotacion në udhëheqjen e disa drejtorive komunale, ku ndryshimet janë bërë me vendim të kryetarit të Komunës së Gjilanit.
Drejtoria e Bujqësisë konsiderohet një nga dikasteret me rëndësi në qeverisjen lokale, duke pasur përgjegjësi të drejtpërdrejta në mbështetjen e fermerëve, zhvillimin e sektorit bujqësor dhe realizimin e projekteve në këtë fushë.
Pritet që në këtë drejtori të ketë angazhime dhe punë të rëndësishme në periudhën e ardhshme, veçanërisht në mbështetjen e bujqësisë dhe fermerëve të komunës.










